• |
ide | kryesore

Këngëtari i njohur kritikohet nga fansat, shkak Amber Heard

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i Euphoria, Dominic Fike u kritikua së fundmi pasi komentit të tij pë r Amber Heard.

Muzikanti po performonte në Universitetin Northwestern në Evanston, Illinois, ku ndaloi në mes të koncertit dhe përmendi aktoren e Aquaman.

Në videon që është bërë virale, Fike mund të shihet dhe dëgjohet duke thënë: “Do të dal direkt në temë. Do të jem i vërtetë me ju. Mendoj se Amber Heard është tërheqëse miq.”

Turma duket se është e tronditur nga komentet, por ai vazhdoi, “Unë e di që nuk është një opinion popullor dhe nuk është fokusi për momentin, por kam pasur këto vizione të saj duke më rrahur. Mendoj është tërheqëse.”

Një person komentoi videon duke thënë: “Të bësh dritë dhe të romantizosh dhunën në familje është kaq e çuditshme”. Një tjetër shkruajti , “NEVOJA për të qenë në qendër të  ëmendjes është e vërtetë sepse askush nuk e kujton atë pas ‘Euphoria.”

Depp ngriti padinë e tij për shpifje kundër Heard në mars 2019, në përgjigje të një shkrimi të saj për Washington Post në dhjetor 2018 ku deklaroi që ishte viktimë e dhunës në familje. Që nga fillimi i gjyqit më 11 prill, Amber pohoi ndërsa ishte në qëndrimin e dëshmitarit se Depp në shumë raste e sulmoi fizikisht atë.

Aktori i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se aktorja ka abuzuar fizikisht gjatë martesës së tyre. Në dëshminë saj të fundit në tribunë, Heard detajoi se si vetë gjyqi e ka dëmtuar emocionalisht.

“Edhe vetëm duke hyrë në këtë sallë gjyqi, duke u ulur këtu përballë botës, duke më poshtëruar”, rrëfeu ajo. “Njerëzit duan të më vrasin dhe ma thonë çdo ditë. Njerëzit duan ta fusin fëmijën tim në mikrovalë dhe më thonë këtë. Johnny më kërcënoi, më premtoi se nëse do ta lija ndonjëherë, do të më bënte të mendoj për të çdo ditë të jetës sime”.

Ekipet ligjore të dyshes dhanë argumentet e tyre përfundimtare të premten dhe juria shkoi në diskutime atë pasdite. Diskutimet përfunduan pas vetëm dy orësh dhe do të rifillojnë të martën./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *