• |
ide | kryesore

Al Khelaifi, takimi i fshehtë me Zidane: PSG gati ta bëjë trajnerin më të paguar në botë

-Instant, F1, Sport



Pas eliminimit përvëlues nga Champions League, kundërofensiva e Paris Saint-Germain nuk ndalet me rinovimin e Kylian Mbappé: Nasser Al-Khelaifi kërkon edhe një trajner elitar dhe për këtë, të hënën në Paris u takua me Zinedine Zidane për t’i ofruar pankinën e ekipit. Presidenti i parisienëve i ka propozuar ish-trajnerit të Real Madrid një kontratë faraonike me vlerë 25 milionë euro në sezon, e cila do ta shndërronte atë në trajnerin më të paguar në botë, edhe para Simeones (24 milionë nga Atletico Madrid) dhe Guardiolës (23 milionë nga Manchester City).

Në fund të fundit, paratë nuk janë problem në shtëpinë e PSG, siç dëshmohet nga shifrat që iu ofruan Mbappe për ta bindur atë të heqë dorë nga fjala e dhënë ndaj Realit. Sidoqoftë, përgjigja e Zidane nuk erdhi: prioriteti i tij, thotë Mundo Deportivo, mbetet mbledhja e trashëgimisë së Didier Deschamps në pankinën e Francës pas Kupës së Botës 2022.

Roli i trajnerit të kombëtares do t’i lejonte të vazhdonte të jetonte në Madrid, duke kaluar në Francë vetëm për pauzat e kombëtares dhe turnetë. Tani Zidane është me pushime në Ibiza, por ka marrë disa ditë kohë për të reflektuar: nga njëra anë milionat e PSG-së (me Pochettino që pret shkarkimin), nga ana tjetër një përvojë e re në krye të vendit të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *