• |
ide | kryesore

Ekzekutimi i Naim Bajrit në Shkodër, vështirësi për zbardhjen e ngjarjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Atentati i së premtes në Shkodër, ku u ekzekutua Naim Bajri dhe u plagos punëtori i tij Astrit Zeneli, nuk do jetë shumë i lehtë për tu zbardhur. Sipas infomracioneve mësohet se në automjetin që autorët përdorën në ngjarje e më pas e dogjën, nuk është gjendur asnjë provë e vlefshme për hetimet. Makina tip “Benz”  është djegur plotësisht, duke ja bërë të vështirë punën hetuesve për gjetjen e provave që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Ndërkohë, pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara në vendin e ngjarjes dhe në në rrugë të ndryshme të qytetit, kanë kapur jo vetëm vrasjen, por edhe internerarin e largimit.

Autorët të cilët deri më tani dyshohet të jenë 2 persona që kanë marrë pjesë aktive në vrasje, pritet të gjurmohen nëpërmjet një numri të lartë të kamerave të sigurisë të sekuestruara në lagjet e qytetit të shkodrës ku ata u larguan, si dhe në të gjithë zonën pranë djegies së mjetit. Në polici për ngjarjen gjatë këtyre dy ditëve janë shoqëruar rreth 30 persona. Të shoqëruarit kanë qenë familjarë të vikitimës dhe persona që kanë konflikte me familjen Bajri. Por, mësohet se në deklarimet e tyre ata nuk dhënë deklarata të vlefshme, qq mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së 68-vjeccarit. Pista kryesore ku po hetohet, janë hesapet mes bandave në qytetin e Shkodrës. Bajri u qëllua për vdekje kur po konsumonte kafen e mëngjesit në afërsi të punës së tij bashkë me punëtorin e tij, Astrit Zeneli. Autorët ishin brenda makinës tip ‘Benz’ teksa qëlluan në drejtim të viktimës me 9 plumba. 8 nga plumbat kapën shënjestrën, ndërsa punëtori u plagos me një plumb në krah.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *