• |
ide | kryesore

Gjesti heroik i Cancelos për një fëmijë autik, e ëma: “E mbrojti ai djalin tim”

-Instant, Sport



E ëma e një tifozi të vogël të Manchester City tregoi për ndihmën e Joao Cancelos ndaj djalit të tij, i cili gjatë pushtimit të fushës për festimin e titullit të klubit anglez, u nda nga babai dhe rrezikoi të shkelej nga turma. Pas fitores me përmbysje 3-2 ndaj Aston Villas, me të cilën Manchester City u bë kampion i Anglisë, shpërtheu pushtimi i fushës së Etihad. Gjatë festimeve, vogëlushi Ollie Gordon, një fëmijë i prekur nga autizmi, e gjeti veten të hutuar dhe të frikësuar në mes të turmës brohoritëse dhe në ndihmë i erdhi Cancelo. Prindërit e Ollie donin të tregonin se çfarë ndodhi dhe të falënderonin publikisht futbollistin portugez për gjestin e bukur.

Lauren, e ëma e fëmijës thotë: “Ollie nuk është i vetëdijshëm për rreziqet që mund të marrë, kështu që sapo pa tifozët të hynin në fushë ai filloi të vraponte gjithashtu. Ishte i tmerruar, më pas pa Cancelon dhe shkoi drejt tij. Joao e tërhoqi pranë vetes, i dha një puthje në ballë dhe e përqafoi si bën një ari për ta mbrojtur. Njerëzit shtynin, por ai e mbrojti atë”.

Më pas e ëma theksoi frikën e Ollie: “Djali im ishte i tmerruar, nëse nuk do të kishte qenë Cancelo do të ishte shtypur nga tifozët. Edhe ai vetë më tha ‘mund të kisha vdekur’. Por Cancelo mbërriti për fat të mirë. Hoqi krejtësisht mendjen nga festimet për t’u kujdesur për këtë djalë të vogël me të cilin nuk kishte asnjë lidhje. Por ai e kuptoi problemin, pa të im bir do të ishte shkelur. Nuk kam fjalë ta falënderoj”.

Një histori me një fund të lumtur që prindërit donin ta tregonin: “Shpesh jemi shumë të shpejtë për t’u ankuar në gazeta për gjëra që nuk po shkojnë mirë dhe nuk na intereson të nxjerrim në pah gjëra të bukura si kjo. Cancelo ishte lojtari i dytë i preferuar i djalit tim Ollie, sot mund të them se ai është i preferuari i tij absolut”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *