• |
ide | kryesore

SHISH: Shqiptarët lidhje direkte me prodhuesit e drogës. Grupet kriminale po bëhen heterogjene

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shërbimi Informativ shtetëror ka publikuar një pjesë të raportit të vitit 2021, ku flitet për terrorizmin, krimin e organizuar, gjendja e sigurisë dhe inteligjenca e huaj në rajon.

Në lidhje me krimin e organizuar SHISH vlerëson se pavarësisht rezultateve domethënëse, kundërvënia ndaj trafikimit të lëndëve narkotike mbetet sfidë e rëndësishme, për shkak të evoluimit të mënyrave të operimit të tyre pas goditjeve.

Sipas raportit, faktorë nxitës dhe tërheqës të aktivitetit kriminal në vend dhe rajon mbeten: anëtarët e tyre të pozicionuar tashmë në vendet e origjinës ku prodhohen lëndët narkotike; lidhjet me rrjete kriminale ndërkombëtare dhe rajonale; realizimi i kërkesave paraprake apo marrëveshjeve të shtyra në kohë për shkak të kufizimeve nga pandemia; mbulimi i kostove të shkaktuara nga sekuestrimet dhe arrestimet.

Shërbimi sekret publikon një pjesë të raportit të 2021: Elementë radikalë vazhdojnë aktivitetin nga burgu
“Kundërvënia ndaj aktivitetit të grupeve kriminale në përgjithësi, dhe atyre të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike në veçanti, është rritur ndjeshëm si brenda dhe jashtë vendit. Megjithatë, pavarësisht rezultateve domethënëse, kundërvënia ndaj trafikimit të lëndëve narkotike mbetet sfidë e rëndësishme, për shkak të evoluimit të mënyrave të operimit të tyre pas goditjeve.”-thuhet në raport.

SHISH vlerëson se grupet kriminale po bëhen përherë e më shumë heterogjene dhe po diversifikojnë fushat e veprimtarisë, ndërsa thuhet se anëtarët e grupeve të trafikut të drogës kanë krijuar kontakte të drejtëpërdrejta me prodhuesit direkt të drogërave.

“Grupet kriminale po bëhen përherë e më shumë heterogjene dhe po diversifikojnë fushat e veprimtarisë. Anëtarët e grupeve shqiptare të trafikut të drogës kanë krijuar kontakte të drejtpërdrejta edhe me prodhuesit direkt të drogave, duke fituar “besimin reciprok”- thuhet në raport.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *