• |
ide | kryesore

BE njeh certifikatat e vaksinimit kundër Covid-19 të lëshuara nga Kosova

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej kësaj të premteje, 1 korrik 2022, Bashkimi Evropian do të pranojë certifikatat e vaksinimit dhe të testimit të lëshura nga institucionet e Kosovës për COVID-19.

Njoftimi është dhënë nga Ministria e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Sekretariati i EU digital Certificate i Komisionit Evropian e ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë se është konfirmuar pranueshmëria –vendimi mbi ekuivalencën e certifikatës digjitale të vaksinës kundër COVID-19, e lëshuar nga Kosova në EU digital certificate, me qëllim lehtësimin e së drejtës së lëvizjes së lirë brenda shteteve të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Më pas u konfirmuar edhe nga zyra e BE-së në Kosovë, ku thuhet se ky vendim vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara “në përputhje me rregulloren e BE-së, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit”.

Pas publikimit në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian vendimi hyn në fuqi dhe certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID-19 e Kosovës do të jetë e lexueshme në pikat hyrëse dhe kontrolluese brenda shteteve të Bashkimit Evropian.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *