• |
ide | kryesore

R.Kelly detyrohet të marrë trajtim për çrregullim seksual

-Instant, Paparazzi, Slider



Pasi u shpall fajtor për trafik seksual dhe shantazh dhe u dënua me 30 vjet burg, R. Kelly është urdhëruar gjithashtu të marrë trajtim për një “çrregullim seksual të paspecifikuar”.

Dënimi, i cili u dha nga gjyqtarja Ann M. Donnelly në një gjyq federal, thekson gjithashtu se pas lirimit të tij, Kelly duhet të shmangë çdo kontakt me të miturit, përveç nëse anëtari i familjes së të miturit është i pranishëm ose në një mjedis terapeutik me një person të rritur përgjegjës.

Të njëjtat kushte zbatohen nëse ai shoqërohet me një shkelës seksual të dënuar, ku të dy skenarët duhet të miratohen fillimisht nga oficeri i tij i provës.

Prokurorët thanë se Kelly është një kërcënim për shoqërinë, duke qenë se ai kishte vazhduar sjelljen e tij kriminale për vite me rradhë pasi doli në gjyq në Çikago për krime seksuale.

Si rezultat,këngëtari, i cili do të jetë në të 80-at nëse dhe kur të dalë nga burgu, duhet të informojë këdo që zgjedh të jetojë me të se është një dhunues seksual. Ai gjithashtu do të qëndrojë nën lirim të mbikëqyrur për pesë vjet pasi të dalë jashtë.

Kelly ka ende një gjyq tjetër federal dhe dy gjyqe shtetërore, që do të thotë semund të përballet me më shumë kufizime nëse dënohet përsëri./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *