• |
ide | kryesore

Numri 10 e kontratë deri në 2026, Juventus zyrtarizon Pogba, pas 6 vjetësh: “Nuk mund të jemi më të lumtur”

-Instant, F1, Sport



Tani është edhe zyrtare: Paul Pogba është sërish lojtar i Juventusit. Pas përfundimit të formaliteteve të shtunën, bardhezinjtë kanë njoftuar rikthimin e francezit, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2026. Mesfushori rikthehet në Torino pas 6 vitesh dhe e bën këtë me parametër zero, edhe pse për teserimin, klubi specifikon se do të ketë tarifa shtesë prej 2.5 milionë dollarësh, të cilat do të paguhen deri më 31 gusht 2022. Pogba, siç ishte parashikuar tashmë ditët e fundit, do të veshë fanellën me numrin 10 që la në 2016 dhe që më pas u trashëgua nga Paulo Dybala.

KOMUNIKATA E JUVENTUS

“Kur themi lamtumirë, pas një aventure të mrekullueshme të jetuar së bashku, në një cep të zemrës ka gjithmonë pak shpresë për t’u parë sërish, herët a vonë.

Me Paul ishte pikërisht kështu. Në vitin 2016 rrugët tona u ndanë pas 4 vitesh të pabesueshme. Vite në të cilat ai djaloshi i talentuar francez më pak se 20 vjeç bëri debutimin e tij në ekipin e parë dhe pas më pak se një muaji shënoi golin e tij të parë. Vite në të cilat kishim mësuar të mbanim frymën sa herë që e shihnim të provonte goditjen nga jashtë zonës: e dinim se si mund të shkonte dhe shpesh përfundonte me një ulërimë gëzimi (për të qenë të saktë, nga jashtë zonës, Paul shënoi 14 herë në 4 sezone të Serie A, më shumë se çdo bardhezi, aq sa Pjanic).

Vite në të cilat Pogba u bë një kampion fantastik, duke fituar shumë me fanellën bardhezi, duke i shkuar pranë Ligës së Kampionëve në 2015, duke dhënë 12 asiste vetëm në sezonin e tij të fundit në Torino, duke u larguar me një total prej 34 golash, të cilave u shtohen 32 asiste, duke u bërë protagonist në gjithsej 66 gola.

Më pas i thamë lamtumirë dhe ndërkohë ai shenjtëroi talentin dhe fuqinë e tij, duke u bërë edhe kampion bote me Francën në 2018. I thamë lamtumirë, por nuk u harruam kurrë: ka diçka të parezistueshme në thirrjen e shtëpisë, ajo diçka që në fund, pas njëmijë aventurash, të bën të kthehesh.

Paul është kthyer në Torino, iku si djalë, rikthehet për të qenë burrë dhe kampion, por një gjë nuk ka ndryshuar: dëshira për të shkruar faqe të tjera të reja të paharrueshme, së bashku.

Nuk mund të jemi më të lumtur: Pogba është përsëri me ne”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *