• |
ide | kryesore

Bora Zemani rikthen momentet nga futja në Big Brother

-Instant, Paparazzi, Slider



Bora Zemani është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo ka publikuar videon e takimit të saj me Semin që ndodhi muaj më parë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Takimi i tyre ishte mjaft prekës dhe emocionues, ku fjalët e tyre për njëra tjetrën treguan më së miri se sa e vërtetë dhe e ngushtë është shoqëria e tyre.
Bora ka ripostuar videon ku i kanë bërë tag.
Theksojmë se dy vajzat kanë një shoqëri të ngushtë me njëra tjetrën prej vitesh. Nga ana tjetër, kujtojmë që takimi i Semit me Borën u zhvillua në po atë mbrëmje ku më pas pati dhe një takim mes Borës dhe Donaldin.

Mes dyshes ndodhi dhe një puthje!
Kujtojmë që historia e Donaldit me Borën u përfol dhe vijon të përflitet ende.
Madje, Bora nuk bëri reagime në fillim edhe pse emri i saj po përmendej kudo, mirëpo vetëm pak pas përfundimit të BBV ajo shkroi: “Eshte e pamundur te reagoj cdo dite duke thene kjo po, kjo jo! Aq me teper une qe ne zhurmen e ketyre koheve kam zgjedhur mos te flas e ne 7 muaj ky eshte reagimi i dyte qe bej edhe pse shoh qe cfare nuk shkruhet ne emrin tim. Nuk kam folur per asnje person, asnje perjetim, asnje te vertete apo genjeshter dhe me besoni, keto te fundit jane shume! Nuk e kam dashur asnjehere vemendjen qe nuk ka te bej me punen time! Me mjafton ajo qe kam nga programi im 6 here ne jave ne ekranin me te madh ne vend. E kuptoj, u perfshiva padashur ne nje situate me shume se personale pa e ditur si do te shkonte. Jo, nuk ka duet se shpejti. Nuk ka klip te xhiruar jashte. Nuk ka pushime bashke. Nuk ka kafe ne ambjentet e Top-it. Nuk ka varese ne qafe. Nuk ka ftese ne emisonin e pare. Nuk ka ftese ne Prime. Nuk ka njerez te tjere per te derguar te falat. Nuk ka marredhenie familjare, raporte pune me vellain tim, nuk ka video funny ne TikTok per kunderpergjigje etj etj… Dedikime?! Po, ka! Edhe une mendoj si ju. Edhe kerkese falje, ka! Personalisht dhe publikisht. Ndoshta sepse nje pjese e kesaj historie u be publike. Por ndihem e detyruar te them fjalen time pasi shoh qe ka me shume genjeshtra sesa te verteta ndaj po e permbledh. Per momentin ka ASGJE! Tani te shohim perpara e te respektojme pak me shume nieri-tetrin! Shume dashuri per te gjithe ju”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *