• |
ide | kryesore

Komediania e njohur zbulon arsyen e largimit nga “SNL”

-Instant, Paparazzi, Slider



Komediania e njohur, Kate McKinnon ka zbuluar së fundmi pse u largua nga “Saturday Night Live”

“Mendova për një kohë shumë të gjatë dhe ishte shumë, shumë e vështirë”, tha McKinnon për Ryan Seacrest dhe Kelly Ripa në episodin e së enjtes të Live With Kelly and Ryan.

“Gjithçka që kam dashur të bëj gjatë gjithë jetës sime ishte të isha në Saturday Night Live. Kështu, e bëra, më pëlqeu, kalova dekadën më të mirë dhe më pas isha sikur trupi im ishte i lodhur dhe ndjeva se ishte koha.”

Aktorja u largua  në fillim të këtij viti dhe arriti të mbajë rekordin si anëtarja femër e cila qëndroi më gjatë në shfaqje.

McKinnon fitoi nëntë nominime për Emmy për interpretimet, me nominimin e saj më të fundit për aktoren dytësore në një serial komedi që do të publikohet në shtator.

Largimi i saj vjen pasi kolegu, Pete Davidson u largua nga spektakli në maj të këtij viti.Davison  iu bashkua shfaqjes në vitin 2014 në moshën 20 vjeçare./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *