• |
ide | kryesore

Ten Hag e konsideron pjesë qendrore të projektit: “Ronaldo nuk ka qenë kurrë në shitje”

-Instant, Sport



“Cristiano Ronaldo është në planet tona, e kam thënë dhe e përsëris, e kjo është gjithçka që kam për të thënë për këtë temë. Nuk e di pse fokusoheni vetëm tek ai, por është kështu dhe e kam parasysh”. Kështu është shprehur holandezi Erik Ten Hag, i cili foli në një konferencë për shtyp, tre ditë para ndeshjes kundër rivalëve historikë të Liverpool. Ish-trajneri i Ajax, zero pikë në dy ndeshje në Premier League, ka likuiduar kështu, të gjitha pyetjet në lidhje me portugezin.

Pesë herë Topi i Artë vazhdon të jetë në qendër të zërave të merkatos për të ardhmen e tij. Ditët e fundit ai ka paralajmëruar një intervistë në të cilën do të sqarojë qëndrimin e tij: “Të vërtetën do ta dini pas dy javësh, kur do të jap një intervistë. Mediat gënjejnë, kam një koleksion në shtëpi dhe në 100 njoftime vetëm pesë janë të vërteta. Ndiqni këtë këshillë”, thuhej në mesazhin social të kampionit luzitan. E tani kjo deklaratë e Ten Hag, ndoshta lidhet me atë që do të lajmërojë CR7 në intervistën e shumëpritur: qendrimin në Old Trafford.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *