• |
ide | kryesore

Cili qe incidenti që ndodhi në dasmën e JLo dhe Ben Affleck

-Instant, Paparazzi, Slider



Një ngjarje e papritur ka ndodhur në dasmën e Ben Affleck dhe Jlo. Mësohet se një ambulancë mbërriti në festën e tyre.

Por cfarë ndodhi?

Një mashkull i paidentifikuar u shoqërua me ambulancë.

Ambulanca mbërriti orës 20:45, tha një burim për Fox News Digital.

Më herët, ambulanca është shfaqur në shtëpinë e Ben Affleck në Georgia.

Raportohet se nëna e aktorit mjaft të njohur kishte patur një lëndim në këmbë.

Një burim i tha Daily Mail se nëna e Ben u lëndua e për pasojë ka patur probleme me këmbën e saj.

Ben dhe Jennifer u panë jashtë spitalit, ku Ben u shfaq me një cigare ne dorë. Ai dukej mjaft i shqetësuar.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u takuan për herë të parë në vitin 2001 në xhirimet e filmit të tyre “Gigli”, ndërsa Lopez ishte ende e martuar me burrin e saj të dytë, Cris Judd.

Pasi ajo dhe Judd u ndanë në vitin 2002, ajo filloi të takohej me Affleck dhe ata u fejuan menjëherë. Megjithatë, ata u ndanë në vitin 2004, duke thënë se ishte shumë e vështirë për të pasur një marrëdhënie në sytë e publikut.

Para se të rindizte romancën e saj me Affleck, Lopez ishte fejuar me Alex Rodriguez. Ata u ndanë në mars 2021.

Sigurisht, Lopez nuk vonoi të kthehej në krahët e dashurisë së saj të vjetër dhe më të fortë në fakt. Ndjenja e tyre i rezistoi kohës dhe çdo sfide, ndaj ata vendosën t’i thonë PO njëri-tjetrit duke u kurorëzuar me martesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *