• |
ide | kryesore

Publikohen fotot e para të Pique me të dashurën e re

-Instant, Paparazzi, Slider



Gerard Pique dhe e dashura e tij e re nuk fshihen më.

Pasi ai dhe Shakira i dhanë fund lidhjes disavjeçare, futbollisti katalanas është përfolur për një lidhje me një bionde të re simpatike, identiteti i së cilës u zbulua pak ditë më parë nga ‘The Sun’.

Clara Chía Martí, është 23 vjeçe, studion për marrëdhënie me publikun dhe punon në Kosmos, një kompani që i përket Gerard Piqué-s.

Pasi emri i saj u bë publik, Martí ka fshirë rrjetet e saj sociale. Megjithatë, çifti ka vendosur ta tregojë dashurinë e tyre dhe të mos e fshehë atë që ndiejnë për njëri-tjetrin. Gjatë koncertit të fundit të Dani Martin dhe me këngën e tij të famshme ‘Cero’ në sfond, futbollisti dhe biondja shkëmbyen një puthje romantike dhe pasionante që u kap me kamera nga disa prej të pranishmëve dhe që ‘Socialité’ e ka publikuar ekskluzivisht.

Në video ata shfaqen shumë të afruar, duke shijuar mbrëmjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *