• |
ide | kryesore

Vinin baste sportive përmes celularëve, prangosen 3 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë ka goditur një tjetër rast të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në kuadër të operacionit “fati i lojërave” janë në pranga 3 shtetar të cilët vinin baste sportive, nëpërmjet aparateve të tyre celulare.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur një rast tjetër të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare. Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Z. (A)., 28 vjeç, Sh. G., 48 vjeç, dhe M. B., 58 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në lokale dhe ambiente të ndryshme, këta shtetas u kapën në flagrancë, në një lokal në rrugën “Selim Brahja”, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.” – njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



2 Comments

  1. Bravooooo
    Keta jane ata qe po e marrin ne qafe shqiperine !
    Futni dhe ca fshatare qe shesin fruta apo qumesht , ndonje qe spaguan dritat dhe i lidh pa leje , ndonje qe shet veze “fallco” ,
    ndonje qe sjell euro me vete dhe nuk i deklaron per ti shpetuar detyrimit financiar, etj etj .
    Po luftohet korrupsioni o milet ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *