• |
ide | kryesore

Wanda Nara e qartë për divorcin, por jo për PSG-në: “Unë e Icardi nuk ndahemi. E ardhmja? Vendos ai…”

-Instant, Sport



Pas një kaosi të vërtetë mediatik, me histori tradhëtish e jo vetëm, Wanda Nara i ngatërron përsëri letra mbi jetën e saj private. Menaxherja e bashkëshortit të saj Mauro Icardi dhe sipërmarrësja argjentinase ka bërë një dalje të re, duke i dhënë historisë së saj me sulmuesin e PSG-së një rrjedhë tjetër. Modelja argjentinase i siguroi të gjithë në frontin sentimental. “Nuk po ndahem, gjithcka është në rregull”, shtoi Wanda, që ka shprehur kënaqësinë e saj edhe për bashkëpunimin e ri televiziv në Argjentinës. “E lumtur që punoj në vendin tim”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale, në lidhje me reality shoë-n në të cilin është përfshirë.

Kështu, Wanda i ka idetë e qarta për divorcin e supozuar, por jo edhe aq për të ardhmen futbollistike të bashkëshortit të saj. Në fakt, prej disa javësh pyetjet më insistuese kanë qenë: A do të ndryshojë Mauro Icardi ekip? Thashethemet për një sondazh të Galatasaray arritën deri në Argjentinë. E në lidhje me këtë, Wanda Nara bëri disa deklarata për gazetaren e tv LAM, e cila e ndaloi sapo mbërriti në aeroport: “Mund t’i jap një këshillë apo një mendim, por është ai që vendos nëse do të largohet apo jo nga Paris Saint-Germain”, përfundoi Wanda.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *