• |
ide | kryesore

Leonardo DiCaprio i jep fund lidhjes me modelen 22 vite më të re

-Instant, Paparazzi, Slider



Leonardo DiCaprio i ka dhënë fund lidhjes me modelen Camila Morrone pas katër vitesh së bashku.

Burimet konfirmuan lajmin për Page Six,  por nuk u dha një arsye për ndarjen e raportuar.

Herën e fundit që DiCaprio dhe Morroneu fotografuan së bashku ishte fundjava e 4 korrikut.Dyshja u panë në atë kohë duke ecur përgjatë plazhit me qentë e saj në Malibu, Kaliforni.

Rreth dy muaj më parë, megjithatë, filluan të shfaqen shenjat e para se  ish cifti kishte probleme.

Në maj, DiCaprio u pa duke ngushëlluar Morrone pasi ata ndanë një bisedë emocionale në një plazh në Malibu.

Sipas paparacëve, aktorja e “Death Wish” u pa e acaruar , ndërsa ylli i “Wolf of Wall Street” dukej i shpërqëndruar. Është e paqartë se kur ata u ndanë zyrtarisht, por DiCaprio është parë duke pushuar vetëm në Evropë gjatë verës.

Aktori dhemodelja filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2017.

Para romancës së tij me të, e cila është 22 vjet më e vogël, Leonardo ka patur romanca dashurie me Bar Rafaeli, Blake Lively dhe Nina Agdal./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *