• |
ide | kryesore

U sulmuan për shëndetin, Mihajlovic i kthehet urryesve të rrjeteve sociale: “Jeni m**rat e zakonshëm, njerëz pa b**e”

-Instant, Sport



Trajneri i Bolonjës, Sinisa Mihajlovic, gjatë konferencës së shtypit në vigjilje të ndeshjes me Spezian, ka folur për urryesit e testierave, të denoncuara në një postim edhe nga e bija e trajnerit serb. Në fakt, vajza e tij Viktorija kishte menduar që, me një postim në Instagram, t’i përgjigjej njëlloj ‘haters’ që kishin sulmuar Sinisha Mihajlovic në rrjetet sociale, pas fillimit të dobët të kampionatit nga Bolonja, duke iu referuar shëndetit të tij. Trajneri kuqeblu përsëriti konceptin në konferencën për shtyp, duke i përcaktuar urryesit e tastierës: “M**rat e zakonshëm… që fshihen. Njerëzit pa b**e”.

Në postimin në Instagram, e bija e trajnerit kishte folur qartë: “Këto gjëra nuk i shkruaj kurrë në rrjetet sociale, nuk kam humbur kohë me njerëz që fshihen pas tastierës për të shfryrë gjithë zhgënjimin e tyre. Por besoj se kur arrihet kufiri ose tejkalohet, dicka duhet thënë. Nuk e shoh të drejtë të përzihet puna me jetën private. Doni të ofendoni babin tim nga pikëpamja e punës jeni të lirë ta bëni. Zot na ruaj. Por kur pastaj vjen puna te familja, shëndeti e shumë gjëra të tjera që kam lexuar, jo. Nuk e pranoj më. Ajo që shkruani është e turpshme, kujtohuni që po flasim për një burrë, një baba. Kujtohuni që ka djem të përfshirë që mund të lexojnë atë që shkruani dhe të mbeten të goditur. Më vjen turp për ju”.



3 Comments

  1. ky ishte ai miku i arkanit dhe i krimineleve serve te luftes se kosoves. Nuk e kuptojme rreklamen e keti individi nga Lapsi dhe gjithe shtypi shqipetar.

  2. Po eshte e vertet edhe deklaratat e tija ne lidhje me kosoven, ishin te ni sshovenisti tipik serb, ndosha edhe ky rast bon ni lajm per lapsin, Eshte interesant per lexusin e lapsit se kur u diagnostiku me leokimi ky serbi rama kish pas marr vesh, dhe i kerkon numrin e tel te mihajoviqit per ti shpreh sherim sa ma te shpejt. Kom ni bindje se rama kete e beri se ky serb i ashper ne komente per Kosoven…!

  3. Po eshte e vertet edhe deklaratat e tija ne lidhje me kosoven, ishin te ni sshovenisti tipik serb, ndosha edhe ky rast bon ni lajm per lapsin, Eshte interesant per lexusin e lapsit se kur u diagnostiku me leokimi ky serbi rama kish pas marr vesh, dhe i kerkon numrin e tel te mihajoviqit per ti shpreh sherim sa ma te shpejt. Kom ni bindje se rama kete e beri se ky serb i ashper ne komente per Kosoven…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *