• |
ide | kryesore

Ilir Meta: Rama është i gjatë, por ne do ta palosim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një dalje për mediet, kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta u shpreh se Edi Rama si hajdut i jashtëzakonshëm që është i vodhi të gjitha pushtetet në Shqipëri. Sipas tij, tani është koha që t’i merren të gjitha pushtetet Edi Ramës dhe t’ia kthehen popullit duke i garantuar mundësinë të ushtrojë referendumin. Ai shtoi se Rama është i gjatë, por ai do të palës dhe se populli shqiptar do të zbresë në shesh ku do të dëgjohet zëri i tyre.

“Edi Rama si hajdut i jashtëzakonshëm që është i vodhi të gjitha pushtetet në Shqipëri, kuptohet përmes investimit duke blerë ish lidershipin e opozitës. Sipas marrëveshjes së bërë prej kohësh Rama-Basha. Tani është koha, t’ia marrim të gjitha pushtetet Edi Ramës dhe t’ia kthejmë popullit duke i garantuar mundësinë të ushtrojë referendumin. Përmes referendumit populli do kontrollojë, Kuvendin, qeverinë, drejtësinë gjithçka ka të bëjë me interesat e tij sovrane dhe jetike. Ne do ta shembim Edi Ramën, do ta palosim, ju duket i gjatë ai juve, por e njoh unë Edi Ramën. Ai ka thënë fjalët më përçmuese për vendin tonë dhe do të zëvendësojnë të rinjtë me punëtorë nga Bangladeshi. Ne kemi nisur këtë sesion të ri me një projektligj me indeksimin e pagave se kjo nuk ndodh prej vitesh. Ky nuk do t’ia dijë se kujton se do hutojë opozitën me lojërat e tij, nuk do t’i lëmë Edi Ramës kohë dhe mundësi të vjedhë qytetarët e thjeshtë. Ne do të zbresim në çdo shesh beteje. Do jem para parlamentit bashkë me ju dhe qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të dëgjohet zëri tyre. Do ta çojmë përpara këtë revolucion antikorrupsion”, tha Meta. 



3 Comments

  1. Ky eshte burre qe nuk vdes kurre se ja ka lene babai bari testament pushtetin.
    Vdiq per popullin,me popullin,ne popull,prej popullit …te gjitha te mijat.
    Hajdut ferrash .

  2. Saliu flet per identitein e Vicidolit, jo te Tiranes! Saliu kurre nuk u civilizua! Si nje provincial klasik Saliu, mbeti i tille, pavaresisht se Partia e beri doktor,kardiollog, doktor te udheheqjes me te larte, e beri sigurims e beri sekratar partie! Ata, qe e njohin, tregojne se nuk di as te qendroje apo te haje si nje njeri i qyteteruar! Saliu flet per identitetin e Tiranes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *