• |
ide | kryesore

John Legend flet për konfliktin e tij me Kanye West

-Instant, Paparazzi, Slider



John Legend  ka zbuluar më shumë detaje mbi konfliktin e tij me Kanye West në një intervistë të re për New Yorker.

Artistii i tha gazetarit Michael Schulman se përfundimisht i ndërprenë lidhjet sepse ai mbështeti Joe Biden dhe Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në vend të reperit, i cili gjithashtu kandidoi.

Duke folur më në përgjithësi, Legend vuri në dukje: “Unë nuk mendoj se politika duhet të jetë gjithçka në marrëdhëniet tuaja dhe marrëdhëniet tuaja me njerëzit nuk duhet të përcaktohen vetëm nga kë kanë votuar.”

Ai vazhdoi, “Por unë besoj se disa gjëra në të cilat beson janë tregues të karakterit tuaj dhe padyshim që do të ndikojnë në miqësitë tuaja”.

John shpjegoi: ‘Nuk e di se çfarë do të ndodhë me Kanye në të ardhmen, por ai ishte shumë i mërzitur me mua që nuk e mbështeta atë dhe mbështeta Joe Biden. Varet nga ai nëse mund ta kapërcejë këtë.’

Ndërsa John planifikon publikimin e albumit të tij të ardhshëm Legend dhe lindjen e fëmijës së tij të katërt me gruan Chrissy Teigen, ‘Ye është në konflikt gjithashtu me ish gruan Kim Kardashian për bashkëprindërimin e fëmijve të tyre.

Në fillim të kësaj jave, Kanye publikoi një mosmarrëveshje mes tij dhe Kardashian se ku duhet të shkojnë fëmijët e tyre në shkollë.

Sipas tij, Kim do të donte që dy fëmijët e tyre më të mëdhenj të vazhdonin të ndiqnin shkollën e tyre private, ndërsa ai ka deklaruar se nuk do ta lejojë kurrë këtë gjë dhe ata do të shkojnë në Akademinë e tij të sapohapur Donda./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *