• |
ide | kryesore

Del ekspertiza e trupit të biznesmenit shqiptar: Vdiq nga goditjet në kokë

-Instant, Lajme, Të fundit



Vdekja e biznesmenit 46-vjeçar me origjinë shqiptare, baba i tre fëmijëve të mitur, nga Rodosi, i atribuohet dy goditjeve të forta në kokë. Si nga deklarimet e hotelierit 53-vjeçar dhe djalit të tij, ashtu edhe nga konstatimet e autoriteteve, fillimisht rezultoi se vdekja e tij ishte për shkak të mbytjes, por akti mjeko-ligjor e rrëzoi këtë.

Të akuzuar për vdekjen tragjike të biznesmenit janë pronari i hotelit 53-vjeçar nga Rodosi dhe djali i tij 20-vjeçar, ndërsa shkaqet mësohet të jenë financiare dhe konkretisht, një shumë prej 75 mijë euro, të cilën 53-vjeçari dyshohet se i detyrohej për punën që kishte bërë në biznesin e tij në vitin 2019. Shqiptari u gjet i pajetë mëngjesin e 6 shtatorit, në zonën mes Psinthos dhe Afandos



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *