• |
ide | kryesore

Kryeministrja e sapozgjedhur e Britanisë telefonon liderin ukrainas Zelensky

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministrja e sapozgjedhur e Britanisë së Madhe, Liz Truss ka zgjedhur që bisedën e parë me një lider të huaj ta kryejë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski. Ky i fundit u ndje i nderuar nga thirrja, teksa gjithashtu përmendi sfidat me të cilat përballet zonja Truss.

“Biseda e parë e kryeministres me mua është një nder i madh për Ukrainën. Koha kur ajo po nis detyrën është shumë e vështirë, kërcënimi energjitik rus, përpjekjet e vazhdueshme të një shteti terrorist për të destabilizuar situatën politike në Evropë, duke ruajtur unitetin dhe duke punuar në koordinim të plotë ne mund ta tejkalojmë atë,” tha ai.

Britania ka qenë një aleat i vendosur i Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt. Londra ka shpërndarë pajisje ushtarake, financime dhe burime trajnimi për forcat e armatosura të Kievit, të cilët janë duke zhvilluar beteja në jug dhe lindje të vendit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *