• |
ide | kryesore

Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike, vjen reagimi i Iranit: Vendim i pamenduar nga Shqipëria

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama i dërgoi sot një mesazh të qartë Republikës së Iranit, duke i cilësuar fajtorë për sulmin kibernetik që pësuan sistemet online të të dhënave gjatë muajit të kaluar.

Madje, Rama hodhi një tjetër hap duke kërkuar që në 24 orët e ardhshme të gjithë diplomatët iranianë që ndodhen në vend të largohen nga Tirana, duke mbyllur kështu marrëdhëniet me republikën islamike.

Lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare ka reaguar edhe Teherani zyrtar nëpërmjet ministrit të Punëve të Jashtme, Nasser Ka’nani.

Në një deklaratë për mediat vendase, Ka’nani hodhi poshtë pretendimet e qeverisë së Shqipërisë kundër Republikës Islamike të Iranit duke i cilësuar si të pabaza.

Ai gjithashtu tha se Ministria e Jashtme iraniane e konsideron “vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet politike me vendin tonë bazuar në pretendime të tilla të pabaza, një veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

“Si një nga vendet që ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike në infrastrukturën e saj kritike, Republika Islamike e Iranit kundërshton dhe dënon çdo përdorim të hapësirës kibernetike si mjet për të sulmuar infrastrukturën e vendeve të tjera”, tha ministri iranian.

Ai shtoi se vendet e treta që mbështesin terrorizmin kanë luajtur një rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë, duke ju referuar këtu Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më tej Ka’nani nënvizoi se deklaratat e menjëhershme të regjimit të SHBA-së dhe Izraelit pas njoftimit të Shqipërisë tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit.

Deklarata më tej theksoi strehimin e Shqipërisë për grupin e MEK dhe “shpreh keqardhjen që Tirana është ndikuar në vendimet e saj të papërshtatshme nga palë të treta”.



7 Comments

  1. Cfare Shqiperie mor kar!
    Kete pellg e komandon dhe qeveria Ambasada Amerikane!
    S’do ta kuptosh apo ben vete?!

  2. Shqiperine e komamdon cifuteria nderkombetare.

    Ka marr fund me kohe.

    Cifuteria nderkombetare me zaratve saj nga Sala tek Ed droga dhe robqirat militante te 2 paleve.

    1. FUSIN CIFUTET E izraelit Shqipkatet mish per top. Asnje vend nuk u perzje por dolen cifutet drogaxhi Homo Edi Rama dge Erionka qe bejne ounen e debilave te bindur. Vetem Envrr Hoxha ishte per Shqiperine. Seksi Mavi eshte karlepires

  3. FUSIN CIFUTET E izraelit Shqipkaret mish per top. Asnje vend tjeter nuk u perzje me 7000 terroristat qe dollen ne Manez por dolen cifutet drogaxhi Homo Edi Rama dhe Erionka qe bejne punen e debilave te bindur. Vetem Envrr Hoxha ishte per Shqiperine. Seksi Mavi eshte karlepires

  4. Nuk e kuptoj se si dolen ne perfundimin se ka qene qeveria e Iranit qe ka nisur sulmet kibernetike…
    Sot me teknologjite e informacionit cdo haker mund te sulmoje nje sistem informativ dhe t’ia hedhi fajin dikujt tjeter…eshte tmerresisht e veshtire edhe per nje inxhinier kibernetik te arrije ne rezultate te tilla. A ka patur ndonje hetim? Mbase sulmin e ka kryer dikush tjeter…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *