• |
ide | kryesore

Vajza e themeluesit të Apple ironizon produktet e reja

Paparazzi, Slider



Shumica as që e njihnin që ajo ishte vajza e themeluesit të Apple, Steve Jobs. Megjithatë, Eve Jobs rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve orët e fundit, pasi bëri një ironi me produktet e reja që kompania Apple prezantoi mbrëmë.

Të gjithë e dimë se në të shumtën e kohës, Apple sjell vetëm 2-3 ndryshime të vogla në pajisjet e reja dhe buja që marrin është e madhe, sikur të ishin ndryshime kolosale. Cmimi vazhdon të jetë i shtrenjtë por njerëzit sërish dynden t’i blejnë këto pajisje.

Të gjithë e themi këtë, por Eve Jobs e tha me zë të lartë në rrjetet e saj sociale.

Në InstaStory, ajo ndau një meme lidhur me iPhonin ku dukej një burrë i veshur me këmishë, teksa mbante i lumtur në dorë një këmishë tjetër të njëjtë si ajo që kishte veshur.

“Unë duke u ‘përmirësuar’ nga iPhone 13 në iPhone 14 pas lançimit të Apple”- shkruante foto që Eve shpërndau.

Sigurisht kjo u mor si një ironi nga ana e vajzës së të ndjerit Steve Jobs, që më herët shpresonte që Eve të ishte në krye të kompanisë së tij.

Jobs mund të jetë vajza e themeluesit të një prej kompanive më të pasura në botë, por suksesi i saj nuk mund t’i atribuohet parave të babait.

Jobs është shumë e aftë në hipizëm, pasi është renditur në vendin e pestë nga 1,000 kalorës nën 25 vjeç.

Një nga sukseset e saj më të mëdha erdhi menjëherë para pandemisë në “Lojërat Pan Amerikane 2019” në Lima, Peru, kur ndihmoi ekipin amerikan të fitonte një medalje bronzi.

“Shpresa ime është të vazhdoj progresin me ekipin amerikan. Sigurisht, të jesh në gjendje të garosh në Lojërat Olimpike dhe Botërore të Kuajve do të ishte një ëndërr”,- shprehej Eve.

Kur Steve Jobs vdiq, ai kishte një pasuri me vlerë 7 miliardë dollarë, që përfshinte gati 5 miliardë dollarë aksione nga “Disney”, jo “Apple”, sipas “Forbes”.

Sot, nëna e Eve, Laurene Powell Jobs, është gruaja e 35-të më e pasur në botë me një vlerë neto prej 27.5 miliardë dollarësh, por ajo nuk do t’ua kalojë fëmijëve trashëgiminë që mori nga Steve.

Në vend që t’i japë paratë Eve-s, Laurene ka të njëjtin mentalitet si miliarderja e “Amazon”, Mackenzie Scott dhe po jep shumë para për filantropinë.

Jobs i tha Walter Isaacson, autorit të biografisë së tij bestseller, se ai mund ta shihte Eve duke drejtuar “Apple” një ditë, apo edhe të bëhej Presidente e Shteteve të Bashkuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *