• |
ide | kryesore

Mesazhet e fshehta që Elisabeth II shpërndante me veshjen e saj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ajo e Elizabetës konsiderohej një diplomaci e heshtur, e rreptë dhe e paanshme. Megjithatë simpatitë ishin të dukshme ndërsa mospëlqimet të fshehura. Mesazhet e saj politike jepeshin pothuajse gjithmonë me një gjuhë të koduar ose nëpërmjet simboleve.

Një shembull klasik se si mbretëresha përdori fuqinë e saj është ai i vitit 2021 kur u ankua për liderët botërorë “të cilët flasin aq shumë, por bëjnë pak kundër ndryshimit të klimës”.

Për një femër që nuk i ka lënë asgjë rastësisë, ndryshimin bënë edhe aksesorët. Në vitin 2017, në mes të kaosit të Brexit, ajo vendosi një kapelë blu me butona të verdhë që i ngjante aq shumë flamurit evropian dhe që nuk kaloi pa u vënë re në Westminster.

Did Queen Elizabeth's 'EU hat' carry coded Brexit message? Dresser Angela Kelly explains choice of outfit | South China Morning Post

Një vit më pas, duke pritur Presidentin Trump, ajo vendosi një karficë që i ishte dhuruar nga Barack Obama (si për ta bërë të qartë se në cilën anë ishte).

Video of Trump Defying Royal Protocol When Meeting Queen Resurfaces

Duke lënë mënjanë Trump, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara ajo i ka pasur gjithmonë solide. Me Reganin, në veçanti kishte një miqësi e thellë, por edhe me George W. Bush, presidenti i parë amerikan i pritur direkt në Buckingham Palace.

Bush nearly places Queen Elizabeth in 18th century | Reuters

Edhe pse është përfolur gjatë asnjëherë nuk është konfirmuar se sovrania e kishte kundërshtuar ndërhyrjen ushtarake në Afganistan në 2001 dhe në Irak në 2003, të mbështetur nga kryeministri i atëhershëm Blair.

Ndërsa në Luftën e Parë të Gjirit, në vitin 1991, Elizabeth doli publikisht për të shpjeguar arsyet e ndërhyrjes britanike, në një nga mesazhet e saj shumë të rralla drejtuar kombit.

Megjithatë, ajo përjetoi krizën e saj të parë të madhe ndërkombëtare në vitin 1956, me konfliktin e rrufeshëm në Kanalin e Suezit dhe në atë kohë nuk iu kursyen kritikat për mungesën e ndjeshmërisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *