• |
ide | kryesore

Berisha në Kolonjë: Rama sillet si pushtues, Shqipëria është në rrezik

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një takim me qytetarët në Kolonjë, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se vendi është në rrezik. Berisha e quajti kryeministrin Edi Rama si “pushtues”, ndërsa vuri theksin te shpopullimi i vendit. Ndër të tjera, ish-kryeministri u kërkoi qytetarëve që të angazhohen.

“Ky po sillet si një pushtues i vërtetë me shqiptarët. Ndihet më afër me Vuçiçin se me Kurtin. Sepse Albin Kurtit nuk pranon Ballkanin e Hapur. Marrëdhëniet shqiptaro-serbe nuk mund të jenë kurrë të vërteta nëse ato nuk kalojnë nga Prishtina.

Unë dëshiroj të dëgjoj mendimet tuaja , por edhe t’ju ftoj të angazhohemi me përkushtim në debat, në diskutim, dialog me çdo qytetar të Kolonjës. Vendi është në rrezik. Cilido që thotë jo le të paraqesë argumenta. Një vend që po shpopullohet me shpejtësi marramendëse. Vitin e kaluar kishim më shumë vdekje se lindje në vendin tonë. Ato do merren parasysh nga PD”, tha Berisha.

Berisha theksoi më tej se me ngritjen e bordeve të çmimeve, Rama ka vjedhur qytetarët përmes rritjes së TVSH, mbi 400 milionë euro.

“Me bordet që ka vendosur ka vjedhur nga xhepat e qytetarëve përmes rritjes së TVSH 400 e ca milionë euro. Nafta është 80 euro për fuçi sot në treg, më e lirë shumë se sa ishte në fillim të luftës, këtu vijon mbi 2 mijë eca. Të tjerët thonë që ky është aksioner, por 250 mijë tonë naftë futën kontrabandë, me statistika kjo gjë është e sigurt”, u shpreh Berisha.



21 Comments

      1. Ky do ju qi ropt ku kurvave mavi
        prisni dhe pak , por njekohesisht hiqini breket qe te mos quhet perdhunim

    1. Ca thot ky mer.
      Revulucion paqsor.
      Ne kemi mprehur sfurqet dhe sopatat, per te mundur ameriken. Se ramen se kemi problem fare.

  1. Sikur mos te kishe qene ti dhe uria jote per pushtet shqiperia ne keto 32 vite nuk do kishte pasur as Firma piramidale , As 97 , as gerdec , e imagjino dot sa te lumtur do ishin shqiptaret sot?

  2. Kurvat mavi jane tmerruar
    Komentojne edhe atje ku nuk duhet
    Frika bene te sajen , dyerte burgjeve po kercasin

  3. Po ke te drejte o Sali Ram Berisha , “shqiperia ne rrezik” po rreziku i vjen nga ty more si dhe nga spiunet e sigurimit te shtetit. Ik o sal rri ne shtepi se nuk te vjen njeri nga pas ty more. Ti e dogje dhe e shkaterrove kete vend , vrave me qindra dhe me mijra , e harrove 97 , ti i hape depot e armeve .

  4. Ky plaku lodh veten, lodh te tjeret, se duan as te vetet se te huajt ja kan mbydhur deren. E te mendosh se ky i lodhuri na hiqet si komerdare shpetimi per shqiperine.

  5. Ku e pe pushtuesin kur ke transparence totale ndryshe nga ti qe dilje dhe thoje vetem hipokrizira dhe mashtrime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *