• |
ide | kryesore

Sulmet e 11 shtatorit, Meta: Shqipëria dhe SHBA bashkë kundër terrorizmit ndërkombëtar

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar sot sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA duke thënë se dy vendet janë në një aleancë strategjike mes tyre.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, ai shkruan se si anëtare e NATO-s, Shqipëria është e angazhuar në luftër kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Statusi i Metës

Nderojmë sot kujtimin e paharruar të jetëve të pafajshme të humbura në sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe solidarizohemi me familjet e tyre dhe të gjithë popullin amerikan!

Shqipëria dhe SHBA, gjithmonë bashkë në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës, aleancës strategjike dhe miqësisë së shkëlqyer mes kombeve tona.

Krah për krah, si anëtare të NATO-s, në çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm dhe çdo kërcënimi, që rrezikon paqen dhe stabilitetin në botë.

 

 

 

 

 

 



3 Comments

  1. Po me ata banore, me ato shtepi qe terrorizmi shteteror ua prishi, ua shembi e ua beri rrfsh me toke
    per tu liruar shehshe ndertimi per oligarket, a eshte solidarizuar meta dhe partia e tij gjoja e lirise?
    Se kur ishte ne pushtet si pjese e binomit qeverises me rilindjen nuk doli kunder shembjes se shtepive, nuk doli kunder kunder fushates se burgosjeve masive per fatrura energjie apo nderrimin e tjegullave ?
    Per ata qe shtepia perben mundin e nje jete, shembja e saj eshte shembje e vete jetes. Sipas nje
    thenie tonen shtepia e shqiptarit eshte e zotit dhe e mikut, por ne epoken rilindase shtepia e shqiptarit
    nuk eshte as e shqiptarit ,as e zotit dhe as e mikut por eshte e rilindesve, kur tu teket te thone rri
    e kur tu teket ta bejne rafsh me toke. Para se te solidarizohemi e te ndjejme dhimbje per shembjen e
    kullave binjake ne Ameriken e Madhe 2o e sa vjet pas shembjes se tyre duhet te ndjejme dhimbje e te solidarizohemi me banoret qe u shemben shtepite ne kete Shqiperine tone te vogel .
    Sepse Amerika i ka mjetet dhe fuqine per ta mposhtur terrorizmin, kurse ne pothuaj jemi dorezuar
    dhe nuk gjejme forca te reagojme kolektivisht ndaj se keqes qe na ka kapluar.
    Ketu reagimi i vetem e ka emrin IKJE. Dhe kjo IKJE ne mase sidomos e te rinjeve eshte edhe qellimi
    i vertete final i rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *