• |
ide | kryesore

Akuzat ndaj Ricky Martin nuk kanë të ndalur

Paparazzi, Slider



Ricky Martin po përballet me akuza të reja për ngacmim seksual më pak se një javë pasi ai ngriti një padi prej 20 milionë dollarësh ndaj nipit të tij. Ankesa e re u depozitua të premten në një zonë policie në San Juan, Porto Riko.

Megjithëse emri i personit që bëri akuzat nuk u bë i ditur, Associated Press raportoi se ishte nipi i Martin, Dennis Yadiel Sánchez, ai që bëri padinë.

“Këto pretendime janë jashtëzakonisht fyese dhe krejtësisht të palidhura nga realiteti. Kur ky njeri bëri më parë akuza të ngjashme, çështja e tij ligjore duhej të tërhiqej – sepse ai vetë pranoi nën betim se Ricky Martin nuk e kishte sulmuar kurrë në asnjë mënyrë”– tha avokati i Martin, José Andréu-Fuentes në një deklaratë për Deadline.

Ikona e popit latin ngriti padinë e tij kundër Sánchez më 7 shtator , duke pretenduar se akuzat e nipit të tij për incest dhe abuzim seksual ishin një përpjekje për të “vrarë” reputacionin e këngëtarit, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga The Post.

Padia – e cila pretendon se akuzat e Sánchez i kushtuan Martin të paktën 10 milionë dollarë kontrata dhe projekte të anuluara, plus 20 milionë dollarë të tjera dëmtime për reputacionin e tij – erdhi pasi ylli 50-vjeçar i popit u përball me akuzat se ai ishte i përfshirë në mënyrë romantike me Sanchez, dhe dyshohet se ka ngacmuar të riun pasi lidhja e tyre përfundoi.

Në korrik, nipi 21-vjeçar i Martin pretendoi se ai ishte viktimë e abuzimit në familje dhe incestit të paligjshëm nga këngëtari, dhe se iu dha një urdhër ndalimi kundër tij.
Në atë kohë, avokati i Martin mohoi akuzat duke i cilësuar si “të neveritshme” dhe “të pavërteta”. Ai shtoi se akuzuesi ka “probleme të shëndetit mendor”. Përfundimisht, çështja ndaj Martinit u pushua , por duket se pas veprimeve të fundit ligjore të ndërmarra nga Martin, Sanchez nuk është ndalur me kaq.



2 Comments

  1. O rrace e ndyre, o mortje e njerzimit. O ju qift kina robt ku ti keni. Edhe te mendosh qe Hollivudi eshte 50% ky lloj monstruoziteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *