• |
ide | kryesore

Berisha: Rama ka kthyer monizmin, u mburr me persekutimin e mësueses

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një takim në përvjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit. Berisha tha se Rama ka kthyer monizmin në vend pasi kontrollon të gjitha pushtetet.

“Tani ne jemi këtu dhe nëse do e titullonim këtë takim me shumë të drejtë mund ta quanim “Dhjetori në rrezik”, “’90 në rrezik”. Në fakt më shumë se në rrezik. Ronald Regan e ka thënë me gjenialitet se “demokracisë i duhet më pak se një gjeneratë për tu zhdukur”.

Ne ku jemi sot. Nuk do të bëj një analizë, por sot jemi në kushtet e një pushteti identik të një personi. Kemi rikthimin e monizmit absolut në Shqipëri. Cili është dallimi më themelor i monizmit absolut dhe një demokracie. Dallimi më themelor është se i pari nuk voton, i dyti voton. I pari nuk përfaqëson, i dyti përfaqëson.

Kjo që ka ndodhur është absolutisht një rikthim i monizmit të plotë. Natyrisht jo me burgje dhe kampe përqendrimi, por me të gjitha format e tjera të persekutimit” – tha Berisha që veçoi shembullin e mësueses që Rama e përmendi në kuvendin për arsimin.

“Sot ju e dëgjuat Edi Ramën tek tregonte me mburrje persekutimin e një mësueseje, se si ai dhe ministrja i kishin kontrolluar asaj Facebook.

Në vitin 1990 ka qenë një poet i ri që quhej, Lazer Stani, i cili ishte korrespondentë në gazetën “Zëri i Rinisë”. E hoqën sepse ai u fejua me Luljeta Leshanakun, e cila ishte një poete e talentuar edhe ajo, por që ishte mbesa e Abaz Kupit. Sa u diktua që Lazri u fejua e hoqën nga korrespondent.

A nuk bëri edhe ky të njëjtën gjë, pse ajo foli për qeverinë. Unë u dhashë një shembull, por shembull të tillë janë të pafundme” – tha Berisha. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Kërkimi/ Kush është mësuesja demokrate që Rama e përdori si simbol propagande



2 Comments

  1. A ka ndonje lajm nga avokati frances per vjedhjet e Saliut.
    U harrua fare francezi,
    Aty te hani e keni pak.

  2. të gjithë ata politikanë, që do ta marrin mundimin sot të vizitojnë banesën e Azem Hajdarit, taksirat e kanë të ngjiten edhe nja 70-80 metra më lartë, ku ndodhet banesa e Kosta Trebickës.

    Deshmitari kyç i skandalit të Gërdecit, njeriu që denoncoi korrupsionin qeveritar. Që tregoi lidhjen kriminale të qeverisë Berisha, familjes së tij, institucioneve shtetërore dhe një grupi biznesmenësh klientë të preferuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *