• |
ide | kryesore

Shiste lëndë narkotike nëpër rrugët e Tiranës, arrestohet 19-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit
21, arrestim, policia e shtetit, kontrabandë,



Policia e Tiranës, ka arrestuar 19-vjeçarin Brian Karameta. Blutë njoftojnë se e kanë kapur të riun duke lëvizur me doza kanabisi gati për shitje. Ndërkohë pas kontrollit të ushtruar, 19-vjeçarit i është gjetur edhe një armë.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Doses 2″, nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë. Sekuestrohen rreth 140 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi municioni luftarak. Vihet në pranga 19-vjeçari që i posedonte.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike kanabis në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Doses 2”, për kapjen e tij. Si rezultat i operacionit, në rrugën “Karl Gega”, u bë kapja e shtetasit Brian Karameta, 19 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 140 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni kuftarak.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.  Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi B. K., pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, në sasi të mëdha. Ai e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *