• |
ide | kryesore

Mbytet varka me emigrantë pranë Greqisë, dhjetëra viktima

-Instant, Lajme, Planet



Një tjetër tragjedi me emigrantë është regjistruar në brigjet greke. Mbrëmjen e së mërkurës u mbyt një varkë me të cilën udhëtonin. Rojet bregdetare greke raportojnë se deri në këto momente kanë gjetur trupat e 15 personave, ndërkohë që vijojnë kërkimet për të tjerët pasi mendohet se në varka kanë qenë më shumë se 40 persona.
Në rrezik ka qenë dhe një varkë tjetër në të cilën ndodheshin 95 persona nga të cilët janë lokalizuar 80 prej tyre. Ngjarja ka ndodhur pranë ishullit të Lesbos dhe mendohet se ka qenë deti me dallgë ai që ka përmbysur varkat.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *