• |
ide | kryesore

Zelensky: Putin po përgatit rustët për përdorimin e armëve bërthamore

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se zyrtarët rusë kanë filluar të “përgatisin shoqërinë e tyre” për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore në luftë.

“Ata fillojnë të përgatisin shoqërinë e tyre. Kjo është shumë e rrezikshme. Ata nuk janë gati ta bëjnë, ta përdorin. Por ata fillojnë të komunikojnë. Ata nuk e dinë nëse do ta përdorin apo jo. Mendoj se është e rrezikshme edhe të flasësh për këtë”, tha ai në një intervistë për BBC. Udhëheqësi ukrainas mohoi të ketë bërë thirrje për sulme ndaj Rusisë, duke kërkuar në vend të kësaj, që të vendosen sanksione parandaluese ndaj Moskës.

Në një diskutim me një institut australian, Zelenskiy tha se ai besonte se sulmet ishin të nevojshme për të përjashtuar çdo përdorim të armëve bërthamore.

Ai nuk hyri në detaje se çfarë lloj sulmesh do të thoshte, por komentet e tij u denoncuan nga Kremlini si “një thirrje për të filluar një luftë tjetër botërore”.

Duke folur për BBC, Zelenskiy tha se fjala që ai kishte përdorur në ukrainisht ishte keqkuptuar.

“Pas atij përkthimi, rusët bënë rrugën e tyre, se sa është e dobishme për ta, dhe filluan ta ripërkthenin në drejtime të tjera”, tha presidenti.

Zelenskiy i bëri thirrje botës që të veprojë tani pasi kërcënimet e Rusisë ishin një rrezik për të gjithë planetin.

“Gjithçka nga e cila ka frikë Putini nuk është një sulm bërthamor. Ai ka frikë nga shoqëria e tij, nga njerëzit e tij. Sepse vetëm ky popull mund ta zëvendësojë, t’ia heqë pushtetin dhe t’ia japë një personi tjetër”, tha Zelensky.



8 Comments

  1. Ik o bythqir se le nam, ngele gjithe diten ne media duke aktruar per padronet e tu a thua se je ne festivalin e drames dhe jo ne lufte.

  2. Buce e WEF. Kriminel kur te dale e vertata se ca po ndodh do hysh ne histori si nje maskara qe shkaterroi vendin e vet

  3. Kurse ajo bucja jote del si modele neper kopertina revistash.
    Moterqir fytyr skuth, si fytyra jote dhe asaj buces eshte plot Albania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *