• |
ide | kryesore

Johnny Depp habit fansat me look-un e ri

-Instant, Paparazzi, Slider



Johnny Depp ka habitur së fundmi fansat me pamjen e tij.

Depp u shfaq pa mjekër, me syze dhe një kapelë, teksa bëri foto me fansat jashtë Teatrit Capitol në Port Chester. Sipas disa burimeve, ai ka ndryshuar pamjen  për rolin e tij si Mbreti Louis XV i Francës në filmin e ardhshëm “La Favorite”.

Sipas Deadline, xhirimet për filmin nisën në Francë më 26 korrik dhe do të përfundojnë më vonë këtë muaj. Filmi flet për Jeanne du Barry, një grua e klasës punëtore që u bë zonja e fundit e Louis XV. Ai është planifikuar të dalë në shkurt të vitit të ardhshëm.

Përveç xhirimeve të “La Favorite”,aktori ka kryer gjithashtu shfaqje të shumta muzikore në Evropë me Jeff Beck. Ky i fundit filloi turneun e tij më 23 shtator  dhe do të zgjasë deri më 12 nëntor. Dyshja performuan së bashku disa herë në fillim të këtij viti, si dhe publikuan një album të quajtur “18”.

Dyshja performuan së bashku disa herë në fillim të këtij viti, si dhe publikuan një album të quajtur “18” më 15 korrik. Johnny Depp ka vite që është futur në botën e muzikës . Ai është pjesë e grupit Hollywood Vampires me Alice Cooper dhe Joe Perry të Aerosmith./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *