• |
ide | kryesore

“Allegri, mos u dorëhiq kurrë”: parrulla të tifozëve të Juventus kundër presidentit e lojtarëve

-Instant, Sport
parrulla



Nuk njeh zbutje zemërimi i tifozëve të Juventus, pas humbjes në Champions League ndaj Maccabi Haifa. Dy parrulla u shfaqën jashtë stadiumit e çuditërisht janë në mbrojtje të teknikut Allegri. Qendrimi i ultrasve bardhezinj është i qartë. Ata kanë drejtuar gishtin nga lojtarët dhe presidenti Agnelli. “Allegri mos jepni kurrë dorëheqjen! Kush rremon kundër … nuk është i denjë për këtë fanellë”, shkruhet te parrulla e parë. E dyta ishte edhe më e drejtpërdrejtë: “Agnelli largohu”.

Situata ishte edhe më parë e ndërlikuar, por pas humbjes me Maccabi Haifa, gjërat janë përkeqësuar. Presidenti Agnelli pas ndeshjes rikonfirmoi teknikun Allegri, por dyshimet janë se është e përkohëshme. Në këtë pikë, tifozët janë rreshtuar në mbrojtje të teknikut, duke cilësuar fajtorë lojtarët.

Lexo më tej: “Nuk fitojmë dot një kontrast, duhet të na vijë turp”: presidenti Agnelli konfirmon Allegrin

Sulmi kundër presidentit Agnelli është i pari, që kur Andrea ka ardhur në krye të klubit. Situata është e vështirë dhe bardhezinjtë janë të grumbulluar. Një vendim që shpresohet të rikthejë përqendrimin e humbur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *