• |
ide | kryesore

Mashtruan financiarisht, Neymar thirret në gjyq në Barcelonë: kërkohen 5 vjet burg për brazilianin

-Instant, Sport
Neymar



Neymar do të jetë në gjyq në Barcelonë javën e ardhshme. Braziliani përballet me pesë vjet burg për akuzat për mashtrim dhe korrupsion. Faktet datojnë që nga viti 2013, kur sulmuesi u transferua nga Santos te katalanasit. DIS, një kompani investuese braziliane që në atë kohë mbante 40% të të drejtave të lojtarit ngriti një pretendim. Sipas tyre shifrat e deklaruara në atë kohë nga Barça ishin më të ulëta se ato reale dhe për këtë ngritën padinë. Akuzat u hodhën mbi O’Ney, prindërit e tij, dy klubet dhe ish-presidentët Bartomeu e Rosell (Barcelona) dhe Rodrigues (Santos).

Neymar, i cili zyrtarisht shkoi nga Santos te Barça për 57.1 milionë euro (nga të cilat 40 shkuan për familjen e lojtarit dhe 40% e 17.1 të mbetur për DIS), i ka mohuar gjithmonë akuzat. Por, pasi humbi në 2017 një apel ndaj Gjykatës së Lartë spanjolle, do të duhet të shkojë në gjyq. Gjykata e Barcelonës ka deklaruar se braziliani duhet të paraqitet të hënën, për séancën e parë. Edhe pse – shpjegon BBC – nuk është e qartë nëse ai do të detyrohet të qëndrojë në Spanjë për të gjithë kohëzgjatjen, e vlerësuar në dy javë.

Lexo më tej: Neymar rrezikon dy vjet burg: në tetor, proçesi mbi parregullsitë e kalimit nga Santos te Barça

DIS ka deklaruar se do të kërkojë 5 vite burg për Neymar, gjithashtu ndalimin e Rosell dhe Bartomeu si dhe dëmshpërblim prej 149 milionë eurosh. Nga ana tjetër, prokurorët spanjollë duken të orientuar në kërkesën për dy vite burg për lojtarin. O’Ney do të gjobitej në këtë rast edhe me 10 milionë euro. Pesë vite burg, ndërkohë, do të kërkoheshin për Rosellin dhe 8.4 milionë euro gjobë ndaj Barça.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *