• |
ide | kryesore

Kishte marrë urdhër dëbimi nga Italia, 36-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar pasi tentuan të organizonin lojëra fati në mënyrë ilegale në Perugia të Italisë, ndërsa njërit prej tyre iu gjet edhe një dozë kokainë.

Autoritetet kanë vënë re praninë e tre personave me nënshtetësi shqiptare të moshave 36, 33 dhe 19 vjeç që kanë tentuar të luajnë lojëra fati të organizuara ilegalisht.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se 36-vjeçari kishte marrë më herët një urdhër dëbimi nga policia në Terni më 2 nëntor, ndërsa raportohet se atij iu gjet edhe një dozë kokainë me vete.

Sakaq, autoritetet kanë shoqëruar tre të rinjtë, ndërsa 36-vjeçari u vu në dispozicion të Zyrës së Emigracionit për të vazhduar më dëbimin e tij nga Italia përfundimisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *