• |
ide | kryesore

James Corden reagon rreth incidentit në restorant

-Instant, Paparazzi, Slider



James Corden ka folur së fundmi për incidentin e përfolur në media në një restorant në New York.

“Siç mund ta keni parë disa prej jush javën e kaluar, kishte histori për mua që isha i ndaluar nga një restorant,” ndau Corden në emisionin e tij The Late Late Show,. “Sa herë që më ndodhin momente të tilla, më pëlqen të mbaj një qëndrim  britanik. Rri i qetë dhe vazhdo. Gjërat do të shkruhen për mua. Kurrë mos u anko, kurrë mos shpjego. Është motoja ime.”

Sipas moderatorit, ai shkoi në restorantin në fjalë, Balthazar, për të cilin tha se i pëlqen shumë të hajë.

“Sinqerisht, më pëlqen atje, më pëlqen ushqimi, atmosfera, shërbimi. Nëse do të jetoja në Nju Jork, do të shkoja çdo ditë, nëse do të më lejonin të hyja,” tha Corden me shaka. “Pra, ne porositëm. Dhe gruaja ime shpjegoi se ajo ka një alergji të rëndë ushqimore. Kështu që kur erdhën vaktet , gruas sime iu dha ushqimi që  ajo ishte alergjike. Ne e kthyem. Ndërsa situata ndodhi për herë të tretë, në moment, bëra një koment për ta gatuar vetë. ”, vazhdoi ai. “Dhe është një koment për të cilin më vjen shumë keq”.

Sipas moderatorit, në atë kohë, ai nuk e kuptoi se sa e papërshtatshme ishte sjellja e tij. “Për shkak se nuk bërtita dhe nuk ofendova dikë mendova se nuk kam bërë asgjë të keqe. Por e vërteta është se bëra një koment të vrazhdë. Dhe ishte gabim,” u shpreh James. “Ishte një koment i panevojshëm.

Më pas ai tregoi se mori pronarin, Keith McNally dhe dyshja “patën një bisedë të mirë”.

“Ai e vlerësoi telefonatën”, tha Corden. “Unë e urrej, siç i thashë pronaritqë kam mërzitur dikë. Nuk ka qenë kurrë qëllimi im. Shpresoj që një ditë të më lejojnë përsëri. /Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *