• |
ide | kryesore

‘Life of Pi’, së shpejti në ‘Broadway’

-Instant, Paparazzi, Slider



‘Life of Pi’ do të mbërrijë në Broadway në mars.

Shkruar nga Lolita Chakrabarti dhe drejtuar nga Max Webster, shfaqja do të hapet në Teatrin Gerald Schoenfeld më 30 mars 2023.

Historia ndjek një djalë 16-vjeçar indian, Piscine Molitor “Pi” Pate. Ai mbijeton mbi 200 ditë i bllokuar në një varkë shpëtimi në Oqeanin Paqësor me një tigër Bengali, një hienë dhe një zebër pasi një anije mallrash fundoset në Oqeanin Paqësor.

Në një deklaratë, Chakrabarti e përshkruan procesin e saj të përshtatjes si “të frikshëm, emocionues “.

“Të isha në gjendje ta tregoja këtë histori ashtu siç e imagjinoja ka qenë një dhuratë e jashtëzakonshme, u shpreh skenaristja. “Është një shfaqje e bukur, magjike. Nnë histori mbijetese me të cilën të gjithë ne mund të lidhemi në thelb pas efekteve të pandemisë. Jam shumë e emocionuar që do ta sjellim në Broadway.”

Shfaqja do të prodhohet nga Simon Friend, Daryl Roth dhe Playing Field. Muzika  është nga Andrew T. Mackay me dramaturgji nga Jack Bradley.

‘Life of Pi’ do të bëjë debutimin e saj në Amerikën e Veriut  duke filluar nga 4 dhjetor 2022 deri më 29 janar 2023 në Loeb Drama Center. Përshtatja u hap për herë të parë në vitin 2019 në Sheffield’s Crucible Theatre. Më pas në Teatrin Wyndham’s West End në nëntor 2021. Atje fitoi pesë çmime Olivier, mes tyre shfaqja më e mirë e re. /Lapsi.al

Marrë nga: Hollywood Reporter



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *