• |
ide | kryesore

E FUNDIT/ Sulm me thikë në Milano, 1 viktimë dhe 5 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Milano



Një sulm me thikë ndodhi pasditen e sotme në një qendër tregtare në Milano. Një person humbi jetën dhe 5 të tjerë u plagosën.
Agresori është një 46-vjeçar italian me probleme mendore. Ai është bllokuar më pas nga karabinierët. Mes të plagosurve, të transportuar në spital me helikopter është edhe futbollisti i Monza, Pablo Marí. Ai është shtruar në një spital në Milano në gjendje të rëndë.

Autori kishte një vit që po trajtohej për një krizë të rëndë depresive. Ai kishte rrëmbyer një thikë nga raftet e supermarketit “Carrefour”. Më pas kishte nisur të godiste klientët. Hetuesit kanë përjashtuar menjëherë mundësinë e akti terrorist.

Viktima është një punonjës i Carrefour rreth të 30-ave. Të plagosurit janë të moshave nga 40 në 81 vjeç. Për tu interesuar për jetën e futbollistit të Monza ka shkuar në spital edhe administratori, Adriano Galliani. Lojtari i marrë në formë huazimi nga Arsenali. Ai është lënduar rëndë në gjoks, por është i ndërgjegjshëm.

“Pamë njerëz duke ikur me lot. Tani që jemi larg jemi më të qetë, por ishim vërtet të tmerruar. Nuk e kuptonim se çfarë po ndodhte. Pamë njerëz duke ikur duke qarë” – thanë dëshmitarët. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *