• |
ide | kryesore

Pentagoni: Asnjë tregues se provat bërthamore ruse janë kamuflim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Bërthamore



Shtetet e Bashkuara thonë se nuk kanë vënë re ndonjë të sinjal që tregon se stërvitjet vjetore të forcave bërthamore të Rusisë mund të jenë një “aktivitet i kamufluar” me synimin vendosjen në gjendje gatishmërie të këtyre armëve, tha të enjten Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Presidenti rus Vladimir Putin vëzhgoi të mërkurën një pjesë të stërvitjeve të ashtuquajtura “Grom”, të forcës strategjike bërthamore të Rusisë, gjatë të cilave Moska tha se u kryen prova me raketa balistike ndërkontinentale “Yars”, nëndetëseve dhe aeroplanëve strategjikë bombardues “Tupolev”.

Stërvitjet shihen si një sfidë e mundshme për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Presidenti rus Putin ka shkaktuar paqartësi lidhur me qëllimet e tij, pasi kërcënoi me përdorim të armëve bërthamore për të mbrojtur Rusinë, në kuadër të sulmit të tij kundër Ukrainës. Megjithatë, zyrtarët perëndimorë shprehin besimin në aftësitë e vendeve të tyre për të zbuluar nëse Rusia mund të ndërmarrë veprime konkrete për përdorimin e një arme të tillë. Sekretari Austin nuk u shpreh i shqetësuar, në komentet e shkurtra për gazetarët lidhur me këtë çështje. 

LEXO EDHE: Putin po mendon raketat bërthamore/ Rritet shqetësimi në perëndim

“Nuk kemi parë asgjë që do të na bënte të besojmë, deri tani, se ky është një lloj aktiviteti i kamufluar”, tha ai. Ndërsa forcat ukrainase po përparojnë në provincën e Khersonit të pushtuar nga Rusia, gjë që do të shënonte një disfatë të madhe për Moskën, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu telefonoi zotin Austin të dielën dhe akuzoi Kievin se po planifikon kryerjen e një sulmi me bombë me përmbajtje radioaktive.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, tha se këto akuza janë një tregues se Moska është ajo që po planifikon një sulm të tillë. Ndërkohë vijon të qarkullojnë pikëpyetje nëse Moska mund të përdorë një armë taktike bërthamore. Zoti Austin tha se nuk beson se Vladimir Putini ka vendosur të përdorë një arme të tillë dhe nuk pranoi të japë hollësi për përgjigjen e mundshme të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj nëse Moska ndërmerr një sulm të tillë.

“Ne kemi qenë shumë të qartë që në fillim, se do të shihni një përgjigje domethënëse nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes. Komentet e zotit Austin bëhen në të njëjtën ditë me publikimin e disa dokumenteve nga Pentagoni mbi strategjin e re bërthamore, ku ndër të tjera thuhet se SHBA do të ndalë prodhimin e raketave bërthamore me vetëdrejtim që lëshohen nga deti.

I pyetur se çfarë mesazhi çon ky vendim në Moskë dhe Pekin, zoti Austin u tha gazetarëve se vendi ka kapacitete të mjaftueshme në inventarin bërthamor. “Nuk mendoj se kjo i dërgon ndonjë mesazh Putinit”, tha zoti Austin ndërsa shtoi se “ai e di se cilat janë kapacitetet tona”. /VOA



6 Comments

  1. O Putin o rrote kari. U ule ne nivelin e Kim Yong-unit, kur ishe per bukuri te zotit: lider karizmatik, i fresket dhe dinamik i ish URSS-se. Bllefi qe funksiononte per bukuri. Respekti nga liderat nderkombetar pa rezerva. Nord Stream 1, Nord Stream 2 ku gazi rridhte si vaj. Parja shatervan. Pushteti absolut.

    Tani i ke ul breket si ordiner dhe e gjithe bota po e shef se sa te vogel e ke bibilushin.

    Po c’tu desh o rrote kari?! Mos e egzagjero me vodken ja qifsha robt.

    1. Ti mire je pall kari sic dhe e etiketon veten, por je dhe shume i painformuar mbi Rusine e Putinin.
      Breket fatkeqesisht apo dhe fatmiresisht ja ka ulur Putini Joe Kokepatates dhe gjithe zvarranikeve burokrate te Europes. Ne fakt, ata ne terezi e kane por populli po e ha hajdarin nga inflacioni e mungesa e energjise dhe kufizimi i te drejtave. Nejse, se si pall kari qe je sja vlen te caj Paulinin shume me ty.

  2. Jorgo PALLKARI lexoje njehere se cfare thote artikulli pastaj komento me tifozllik. Ti duhet te jesh Namut Shurra me pseudonim te ri ose vellai i tij

    1. Jam kusheriri i tij i pare nga mami… dmth, nga pidhi i mamit tat.

      Ca te lexoj o kari? Pergjigjia ime s’kishte lidhje me shkrimin. O kari.

    1. Ti mut je si putana, edhe ajo kërcënon, por u pa se nuk kishte pasë mendere,

      E kam pasë parashikuar që në shkurt dështimin e muzhikut

      Vdekshin të korruptuarit, parrazitët, idiotët dhe neokomunistët.
      13/02/2022 te 17:44
      Putin nuk ka forcë të luftojë jashtë Rusisë në një luftë kundër ish aleatëve të saj të Luftës Dytë Botërore.

      PUtin sillet si ish gangsterët e plakur.

      Putin po teston Naton dhe Perëndimin, si ata që kërkojnë shpërblim për pengjet.

      Putin do të jetë një faktor botëror edhe pse nuk ka mendere, as ekonomike e as ushtarake.

      Luftën e fiton kush ka ekonominë më të fortë

      Putin do të fitojë pikë në fushën e mardhënieve ndërkombëtare, pasi ka vërrejtur se mbështetjen brenda Rusisë e ka humbur, dhe luan me ndjenjat nacionaliste të rusëve.
      Putin, në një luftë të garantuar se do ta humbasë, do të humbte përfundimisht edhe pushtetin e tij absolut, gjë për të cilën bëhet e gjithë kjo dallavere komuniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *