• |
ide | kryesore

Zhang, takim vendimtar me stafin e Skriniar për rinovimin: Inter arrin deri në 6,5 milionë euro në vit

-Instant, Sport
Zhang



“Ai e di se sa duam që të qendrojë”, me këto fjalë Steven Zhang i dërgoi një mesazh të fortë e të qartë Milan Skriniar. Nyja është gjithmonë ajo e rinovimit të kontratës që përfundon në qershor 2023. Sigurisht me një rritje të dukshme të pagës. Vullneti i Interit, i konfirmuar edhe një herë nga presidenti, është ta mbajë mbrojtësin sllovak për një kohë të gjatë. Siç u dëshmua tashmë në seancën e fundit të merkatos, kur u refuzuan avancimet këmbëngulëse të PSG-së. Sot është një ditë vendimtare me drejtuesit e zikaltërve që do të takohen me stafin e Skriniar.

Lexo më tej: Al Khelaifi i tërbuar me Interin: “S’ka problem, do e marrim Skriniar me parametër zero”

Si Marotta ashtu edhe Zhang janë të bindur se do të hedhin në tryezë një ofertë prej 6.5 milionë eurosh. Gati dyfishi i 3.8 që merr aktualisht lojtari. Gjashtë milionë e gjysmë është edhe kufiri i pagës te Inter, shumë e njëjtë me atë që merr Lautaro Martinez. Zikaltrit shpresojnë për një marrëveshje të shpejtë sepse PSG është ende e frikshme. Parisienët në verë kishin arritur të ofronin 9 milionë euro dhe në shkurt mund ta rrisin akoma shifrën nëse Skriniar ikën me paramketër zero. Shifra që Interi nuk mund t’i përballojë dhe për këtë arsye edhe Marotta do të duhet të mbështetet në lidhjen që Skriniar ka me fanellën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *