• |
ide | kryesore

Martesa e Ben Affleck dhe JLo në krizë

-Instant, Paparazzi, Slider



Ben Affleck dhe Jennifer Lopez thuhet se janë përfshirë në një krizë martesore. Edhe pse dyshja u panë së bashku gjatë muajt të mjaltit në Europë, burimet tregojnë se ata kanë patur probleme.

Sipas tyre ,aktori i’Batman’ nuk jeton ne te njejten shtepi me gruan e tij pasi mendojnë se do të jetë më mirë për martesën e tyre. Gjithashtu së fundmi, aktori është fotorafuar nga paparacët pa unazën e marteses. Radar Online ka postuar disa foto të tij në Los Angeles, ku dukej i trishtuar. Një muaj më parë,  disa miq të afërt të JLo treguan se ajo ka frikë se Ben Affleck po lodhet prej saj. Ky i fundit  ka shpesh luhatje humori duke nxitur pasiguri tek Lopez.

“Tani emocionet e dasmës dhe muajit të mjaltit është zhdukur. JLo është e tmerruar se Beni do të mërzitet shumë shpejt nga jeta martesore.”, deklaroi një mik për Heatworld. Ajo ndjen presion të jashtëzakonshëm për ta bërë këtë martesë të suksesshme dhe po bën gjithçka që mundet për ta mbajtur Benin të lumtur. Ajo nuk dëshiron një divorc.”

Cifti u takua në vitin 2001 në xhirimet e filmit të tyre “Gigli”.  Në qershor 2002, lindi “Bennifer”, me Affleck që u shfaq në videoklipin  muzikor të Lopez për “Jenny from the Block”. Një muaj pas premierës së videos, ai  i propozoi Lopez. Fatkeqësisht, në vitin 2004, ata e anuluan zyrtarisht fejesën dhe u ndanë. Artistja u martua me Marc Anthony duke mirëpritur binjakët Emme dhe Max, të lindur në 2008. Ndërkohë, aktori u martua me Jennifer Garner në qershor 2005 dhe kanë tre fëmijë : Violet, Seraphina dhe Sam.Të dyja martesat përfunduan me divorc./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *