• |
ide | kryesore

Flor Gjini zbulon arsyet e largimit nga “Top Channel”

-Instant, F1, Paparazzi



Moderatori, Flori Gjini ka thyer së fundmi heshtjen për largimin nga “Top Channel”. Ai tregoi arsyet e vërteta teksa ishte i ftuar në emisionin,“Natë me Aulonën.”

“Doja të kuptoja se sa besohej tek unë. Tek te puna që do bëja dhe sa do vlerësohesha. Secili nga ne kërkon më shumë. Nuk ishte kërkesë e imja e drejtëpërdrjetë por ramë dakord që përveç “Shqipëria Live” të bëja edhe “Gold Room-in” dhe “Fun Club-in”. Në momentin që do të bënim marrëveshjen, nuk e pashë fjalën që kishim biseduar, të shkruar në letër”,u shpreh moderatori.

Ndonëse nuk përmendi emra, Flori deklaroi se nuk dëshiron ta marrë vëmendjen me puthje.“Nuk e marr vëmendjen me puthje. Vëmendjen me puthje e marrin ata që fitojnë edhe vendin e punës”,shtoi ai.

I pyetur rreth raportit me ish bashkëprezantuesen e tij, Erjona Rusi, Gjini zbuloi se nuk ka patur një raport të ngushtë me të.

“Nuk jam këshilluar me Erjonën sepse unë dhe ajo kishim një bashkëpunim profesional me njëri-tjetrin. Unë përpiqem që në vendin e punës të mos bëj miq të ngushtë. Me Erjonën kishim një marrëdhënie jo shumë të ngushtë. Po merresha me “Pushime On Top”, kur erdhi momenti që të diskutonim për “Shqipëria Live”.Ishin bërë mbledhje pa dijeninë time. Erjona kishte folur pa doreza, për ta drejtuar vetë emisionin. Nuk e kam ndjekur emisionin e saj të ri. Kam parë një postim në rrjetet sociale, për një moment mendova se është Luana Vjollca, nuk mu duk si Erjona”/Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *