• |
ide | kryesore

Luftëtari i MMA-së humb jetën: Pisarev u helmua me shalqi, u gjet pa jetë nga i ati

-Instant, Sport
Pisarev



Shokohet bota e MMA-së. Luftëtari rus Alexander Pisarev ndërroi jetë tragjikisht në moshën 33-vjeçare, pasi u helmua duke ngrënë shalqi. Pisarev u gjet pa jetë në banesën e tij në Moskë nga babai i tij më 30 tetor. “Alexander Pisarev humbi jetën në gjumë dhe nuk kishte probleme kronike shëndetësore. Sipas të dhënave paraprake, vdekja ishte pasojë e helmimit nga ushqimi”, tha një anëtar i ekipit të tij për agjencinë TASS.

Gruaja e luftëtarit fatkeq, sipas mediave vendase, është shtruar në spital për shkak të helmimit nga ushqimi. Igor Vladimirovich, babai i Pisarev, u kthye në banesën e tij pasi shëtiti qenin e familjes. Aty zbuloi se djali i tij nuk po merrte më frymë. “Kam parë në dhomë, Aleksandri dhe gruaja e tij po flinin – shpjegoi ai për Pravda – u afrova dhe më pas kuptova që djali im nuk po merrte më frymë. Ai kishte thyer gishtat pas luftimeve të fundit, por kjo nuk është asgjë. Ne të gjithë hamë të njëjtin ushqim, ne jetojmë së bashku”.

Lexo më tej: MMA, humb ‘Spartanin’ e saj, në moshën 34 vjeçare: atleti i parë në SHBA me leje për substanca të ndaluara

Vetëm autopsia mund të përcaktojë shkaqet e vdekjes. Ndërkohë autoritetet lokale kanë hapur një hetim për të hedhur dritë mbi vdekjen e kampionit të MMA-së. “Hetuesit, me pjesëmarrjen e një specialisti mjeko-ligjor, po kryejnë një inspektim të mëtejshëm të vendit të ngjarjes. Ata kanë konfiskuar objekte të rëndësishme për hetimin dhe kanë planifikuar një ekzaminim mjeko-ligjor kimik,” tha Komiteti Hetimor i Moskës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *