• |
ide | kryesore

Shkon në 13 numri i të ndaluarve për abuzimin me 11-vjeçaren në Prishtinë

-Instant, Lajme, Të fundit
perdhunim, arrest



Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar arrestimin e një personi të tretë në rastin e përdhunimit dhe trafikimit të 11-vjeçares në qershor të këtij viti. Me arrestimin e sotëm shkon në 13 numri i të ndaluarve, teksa 12 persona, mes tyre disa janë të mitur, ndodhen në paraburgim në pritje të nisjes së gjyqit ndaj tyre.

Sipas njoftimit të prokurorisë i dyshuari i fundit është ndaluar nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Ndihmë” (në kryerjen e veprës penale të dhunimit). Gjithashtu, ndaj të njëjtit pritet që të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit brenda afatit ligjor.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në vazhdën e veprimeve intensive hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ndihmë”(në kryerjen e veprës penale të dhunimit), sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022. Po ashtu, iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente.

Skandali u zbulua vetëm dy muaj më parë ku 5 burra, 3 prej të cilëve të mitur, përdhunuan në një park publik në Prishtinë për rreth 7 orë të miturën, Ndërkohë pas denoncimit të rastit u zbulua se e mitura kishte qenë pre e abuzimit seksuale dhe nga 6 meshkuj të tjerë gjatë muajit qershor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *