• |
ide | kryesore

Procesi i Berlinit mbledh sot krerët e Ballkanit Perëndimor, nënshkruhen 3 marrëveshje

Lajme, Të fundit



Liderët e Ballkanit Perëndimor nga Shqipëria, Kosova, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të mblidhen sot në Berlin. Ata do të nënshkruajnë 3 marrëveshje që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe njohjen dhe kualifikimet për profesionistët. Mësohet se do të jetë pikërisht Kancelari Scholz që do të hapë si mikpritës samitin në orën 09:15.

Ndër të tjera në fokus të këtij samiti do të jetë e kriza energjetike. Mësohet se edhe çështja e reciprociteteti për targat mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë pjesë e diskutimit në Berlin. Në fund të të gjithë këtij takimi do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelarin Olaf Sholz, presidenten e KE-së Von Der Leyen dhe kryeministrin Edi Rama. Kjo sepse sesioni i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet në Shqipëri.

Axhenda, E enjte, 3 nëntor

08.45 – Mbërritja e delegacioneve në Kancelarinë Federale
09.15 – Hapja e samitit “Procesi i Berlinit 2022”
Fjalë e hapjes nga z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë
Fjalë e znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian
09.30 – Sesioni i parë i punës “Bashkëpunimi Rajonal (përfshirë Çështjet e Migracionit) dhe Tregu i Përbashkët Rajonal”
Fjalë e Kryeministrit (3 minuta)
10.20 – Foto zyrtare
10.50 – Sesioni i dytë i punës “Sigurimi i furnizimit me energji dhe gjetja e burimeve të reja energjetike”

Fjalë e Kryeministrit (3 minuta)

11.45 – Ceremonia e nënshkrimit të tre marrëveshjeve rajonale për lëvizshmërinë
12.00 – Takim zyrtar me përfaqësues të Forumit Rinor dhe atij të Shoqërisë Civile
14.15 – Konferencë e përbashkët për shtyp nga Kancelari Scholz, Presidentja e Komisionit të BE-së Von der Leyen dhe z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, si mikpritësi i Samitit të ardhshëm të Berlinit

Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel. Ndër qëllimet kryesore të këtij procesi janë: përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe integrimi evropian i rajonit të Ballkanit Perëndimor. Procesi fokusohet në lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *