• |
ide | kryesore

Carroll, nga Manchester United te alkoolizimi: “Nëse do të vazhdoja të pija do kisha humbur jetën”

-Instant, Sport
Carroll



Alkooli dhe depresioni, një kombinim që nuk premton kurrë asgjë të mirë. Edhe për lojtarët, siç e tregojnë historitë e shumta të kampionëve, që ranë në tunelin e shishes duke shkatërruar karrierën. Roy Carroll nuk ka qenë kurrë një fenomen i vërtetë. Por ai mbetet një portier që mbrojti portën e Manchester United nga 2001 në 2005. E duke folur për DailyMail, ai tregoi se kur në 2006 veshi fanellën e West Ham dhe një dëmtim në shpinë e mbajti jashtë për një kohë të gjatë. Mjaftueshëm për tu gjetur ballë për ballë me demonët e tij dhe të përpiqej t’i mbyste ashtu si mundej…

TUNELI

“U bënë dhjetë vjet që nuk kam pirë. Por ishte bërë një zakon, një rutinë. Mund t’i ndodhë kujtdo që është në depresion dhe ka alkool në shtëpi. Në një pikë nuk dëshiron asgjë më shumë se të pish disa birra. Pastaj shkon gjithmonë e më keq. Çdo ditë bëhen gjithnjë e më shumë shishet e bëhesh i varur. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë të kisha një dëmtim të rëndë dhe ndjeja që po bija në një gropë. Ishte dicka për të cilën nuk isha i përgatitur mendërisht… Isha një dhomë të errët dhe pija, jashtë nuk kisha njeri që të më ndihmonte. Askush nuk dinte asgjë, sepse nuk fola kurrë për të. Të gjithë mendonin se isha personi më i lumtur në botë. Përkundrazi unë shkoja në shtëpi, mbyllja derën, përplasja kokën në mur, pija dicka e përpiqesha të harroja. E rëndësishme për mua ishte të shpëtoja nga depresioni dhe duheshin shumë pije për ta bërë. Por të nesërmen isha më keq dhe kështu kthehesha të pija sërish”.

I VDEKUR

Askush më mirë se ai nuk e di se sa e ndërlikuar është të dalësh prej kësaj gjendje. “Kur isha nën kontratë me një ekip, gjithmonë sigurohesha që të mos pija një ditë para ndeshjes. Por më pas, kur ndalova së luajturi dhe askush nuk më donte më, pija çdo ditë. Kisha shumë kohë të lirë dhe pija si i çmendur.. Nëse nuk do të kisha ndalur, sot nuk do të isha këtu. Nuk mendoj se trupi im do të më mbante. Nuk kam arritur kurrë në një pikë ku të mendoja se do të vrisja veten. Unë isha me fat, por ndoshta do të kisha vdekur nga pirja”. Fatmirësisht Carroll tani është shumë më mirë dhe është pjesë e FC Mindwell, një ekip që kërkon të rikuperojë njerëz me probleme të ngjashme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *