• |
ide | kryesore

Taylor Swift reagon ndaj dokumentarit të Selena Gomez

-Instant, Paparazzi, Slider



Taylor Swift ka reaguarndaj dokumentarit të Selena Gomez, My Mind & Me.

Përmes rrjetit të saj social,Instagram, ajo ndau një pamje paraprake të dokumentarit.”Shumë krenare për ty”. “Të dua përgjithmonë”, shkroi artistja në postim.

Dokumentari, i drejtuar nga Alek Keshishian, përfshin gjashtë vitet e fundit të jetës së këngëtares. Ai jep një vështrim intim në luftën e saj me shëndetin mendor, problemet e imazhit të trupit dhe shpërthimet e dhimbshme të lupusit.  “Jam disi e frikësuar. Shumë njerëz do të shohin gjithë këtë anë tjetër timen. Shpresoj që atyre t’u pëlqejë’,” i tha ajo Kelly Clarkson në emison. Ndërkohë, në një intervistë me Rolling Stone të enjten, këngëtarja foli për marrëdhënien e saj me muzikanen e Midnights.

“Unë kurrë nuk përshtatesha me një grup të lezetshëm vajzash që ishin të famshme”, tha këngëtarja. “Mikja e vetme në industri është Taylor Swift. Kështu që mbaj mend që ndjehesha sikur nuk i përkisja.”

Swift dhe Gomez u panë për herë të parë duke u shoqëruar në gusht 2008 kur dolën për darkë me Joe dhe Nick Jonas, me të cilët respektivisht ishin në lidhje në atë kohë. “Ne në fakt u takuam së bashku me Jonas Brothers! Ishte histerike,” tha Gomez për KISS FM UK në 2017. “Ishte e mahnitshme, sepse Taylor ishte vajza me flokët e mëdhenj kaçurrelë dhe të gjitha byzylykët dhe çizmet kauboj,” u shpreh Selena përpara se të shtonte me shaka: “Ishte gjëja më e mirë që na ndodhi nga ato marrëdhënie.” Selena Gomez: My Mind & Me tani po transmetohet në Apple TV+./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *