• |
ide | kryesore

Grabitet dyqani i telefonave në Vlorë

Lajme, Të fundit
grabitje, vlore, dyqan



Një dyqan telefonash është grabitur në qytetin e Vlorës. Gjatë orëve të para të mëngjesit ka rënë ‘pre’ një dyqan telefonash i gjendur në bulevardin “Ismail Qemali”. Hajdutët kanë vjedhur disa aparate celular dhe pajisje të tjera teknologjike. Sipas policisë autorët të paidentifikuar kanë goditur derën kryesore, kanë marrë pajisjet e janë larguar.

Gjatë ditëve të fundit vjedhja seri nga persona të paidentifikuar është bërë shqetësuese për Vlorën. Hajdutët po kthehen në problem jo vetëm për banesat, por edhe për bizneset.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *