• |
ide | kryesore

Sherri në Devoll, protagonistët marrin 32 ndeshje pezullim nga Disiplina: Lushnja ia hedh me paralajmërim

-Instant, Sport, Video
devoll



Komisioni i Etikës e Disiplinës në FSHF ka përdorur grushtin e hekurt ndaj protagonistëve të sherrit në Devoll në takimin Devolli-Labëria. 32 ndeshje në total për ‘sherrxhinjtë’ e Kategorisë së Dytë, në një ndeshje me incidente të forta. Dy futbollistët, Caushaj i Labëria dhe Nallbati i Devollit janë dënuar me 10 ndeshje. I ka dalë më mirë lojtarit tjetër të vlonjatëve Mirani, i dënuar me 4 ndeshje. Zyrtari i klubit devollit Egi Malësia pezullohet për 8 javë. E ka pësuar edhe fusha në Devoll, e skualifikuar për 5 takime.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 10.11.2022

1. FK Kukësi paralajmërohet në bazë të nenit 12 të KDS. Në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore. Sipas asaj që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregullorja e FSHF.

2. FK Lushnja paralajmërohet në bazë të nenit 12 të KDS. Në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore. Sipas asaj që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregullorja e FSHF.

3. Zyrtari i FK Tërbuni, Andri Bobaj, e pëson për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Zyrtari i KF Valbona, Gazi Fucia, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. A.F Luftetari, e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv. Në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

NGJARJET NË DEVOLL

6. KF Devolli, e pëson për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës. Ndaj klubit rëndon dështimi në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke lejuar hyrjen brenda rrethimit të fushës të personave të pa autorizuar. Si pasojë u shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës. Në bazë të neneve 50, 63, 64/3/b dhe 65/3/c të KDS, dënohet me zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa spektatorë. Si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

7. Lojtari i Laberia FC, Xhuliano Mirani, e pëson për sjellje josportive ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i KF Devolli, Fabian Nallbati, e pëson për sulm ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i Laberia FC, Albano Caushaj e pëson për sulm ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Zyrtari i KF Devolli, Egli Malesia, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *