• |
ide | kryesore

Matthew Perry zbulon raportin me aktorët e ‘Friends’

-Instant, Paparazzi, Slider
Friends



Matthew Perry ka folur së fundmi për raportin e tij me aktorët e ‘Friends. Në një intervistë’, Matthew vecoi veçanërisht Aniston, duke thënë: “E mrekullueshme. Ajo është e mrekullueshme”. “Ne nuk e shohim aq shumë njëri-tjetrin. Do të doja që të takoja grupin më shpesh”, rrëfeu ai.

Aktori i “Serving Sara” publikoi së fundmi librin e tij të ri me kujtime, “Friends, Lovers, and Big Terrible Thing”, në të cilin ai diskutoi karrierën e tij, si dhe varësinë e tij nga substancat narkotike

Në librin , ai shkroi se si shëndeti i tij ndikoi në sitcom e viteve ’90 të NBC. Matthew vuri në dukje se si bashkë-yjet e tij Aniston, David Schwimmer, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe Courteney Cox i dhanë mbështetje gjatë gjithë shfaqjes.

“Ata ishin të kuptueshëm dhe  të durueshëm,” rrëfeu aktori. “Është si pinguinët. Në natyrë, kur njëri është i sëmurë ose shumë i lënduar, pinguinët e tjerë e rrethojnë dhe e mbështesin derisa ai pinguin të mund të ecë vetë. Dhe kjo është ajo që kasti ka bërë për mua.

“Mendova se si do të ja dilja të isha qesharak gjatë gjithë kohës”, kujtoi ai. “Mendova se miqtë do të rregullonin gjithçka. Nuk ndodhi.” Ishte Jennifer  ajo që më ndihmoi më shumë,”zbuloi Perry gjatë rrëfimit të tij me gazetarin./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *